Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Turizëm edhe në vjeshtë/ Vlora, e preferuar për bukuritë natyrore

schedule15:55 - 28 Shtator, 2025

schedule 15:55 - 28 Shtator, 2025

Vlora vazhdon të tërheqë turistë edhe në fund të shtatorit, veçanërisht ata që udhëtojnë me kamper. Vjeshta ofron mundësinë për të eksploruar natyrën e Shqipërisë larg zhurmës së verës. Turistët janë të impresionuar nga mikpritja dhe bukuritë natyrore, duke sugjeruar Vlorën si destinacion për miqtë e tyre.

Vlora vijon të tërheqë turistë edhe në fund të shtatorit. Shumë te huaj  që udhëtojnë me kampera kanë zgjedhur të  zbulojnë  bukuritë e vendit  tonë gjate vjeshtës. Sipas tyre është koha ideale për të udhëtuar – larg zhurmës së sezonit dhe me afër jetesës së banorëve të zonës.

“Burri- vijmë nga Zvicra. Erdhëm me avion në Tiranë, më pas udhëtuam me makinë drejt Thethit ku  bëmë haiking , shkuam në Himarë, për tre dite do të qëndrojmë këtu”, shprehet një turist.

“Është hera e parë në Shqipëri.  Me pëlqen natyra,  njerëzit janë të këndshme”, thotë një tjetër turiste.

Për shumë prej tyre është hera e parë që vizitojnë  vendin tone ndërsa thonë se  kur te kthehen ne vendet  e tyre do t’jua sugjerojnë dhe miqve.

“ Jam nga Gjermania,  Vlora është një qytet i bukur me plazhe të bukur dhe njerëz miqësor”, tregon një tjetër turist.

“Kam marrë shumë sugjerime për ta vizituar,   panorama është shumë bukur,  do t’ja këshilloj dhe unë  miqve të vijnë e këtu “, thotë ajo.

“Është dita e dyte këtu,  panorama është shume e bukur”, tregoi ai.

Turizmi me kamper po shfaqet gjithnjë e më shumë si një formë alternative dhe shumë praktike e udhëtimit, duke i dhënë mundësi vizitorëve të lëvizin lirshëm dhe të njohin më shumë zona, shpeshherë edhe ato më pak të eksploruara.

Numri i lartë i turistëve tregon  zgjatjen e sezonit turistik në Shqipëri dhe përtej verës.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!