Një turiste polake ka lindur në tualetin e një hoteli në Rodos. Mediat greke shkruajnë se turistja ka lindur në tualetin e dhomës së hotelit ku po qëndronte për pushime.
Sipas mediave bëhet fjalë për një 26 vjeçare nga Polonia, e cila e ka humbur foshnjën e saj menjëherë pas lindjes.
Ndërkohë mjeku ligjor tashmë është vënë në dijeni, ndërsa personat e Sektorit të Shënjimit që ndodhen në vendngjarje kanë rrethuar tashmë zonën dhe po kryejnë hetime në dhomën e saj./abcnews.al