Një shtetas polak është arrestuar të shtunën në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë pasi ka sulmuar fizikisht dy policë. I dyshuari kishte shkaktuar probleme edhe me pasagjerë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas polak, pasi që i njëjti ka shkaktuar probleme me pasagjerët ndërkohë i ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë dhe si pasojë njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës./abcnews.al