Turisti kërkon pagesën elektronike/ Vaso: Nuk ka formalizim të ekonomisë. Semi: Do të vijë gradualisht

schedule20:57 - 15 Nëntor, 2024

schedule 20:57 - 15 Nëntor, 2024

Eksperti bankar, Kliton Vaso thotë se turistët nuk mund të kryejnë të gjitha pagesat elektronike në Shqipëri, pasi ekonomia nuk është totalisht e formalizuar.

Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Vaso u shpreh se duhet të bëhen përpjekje nga institucionet për të shmangur paratë cash.

Ndërsa zëvendësdrejtorja në Bankën e Shqipërisë, Valentina Semi deklaroi se formalizimi i ekonomisë shqiptare do të vijë gradualisht.

Kliton Vaso: Ankesat e turistëve këtë vit, sidomos në pjesën e plazhit, nuk kishin mundësi për të paguar. Kjo vjen sepse nuk ka formalizim. Të shkosh të hash një sufllaqe në qendër të Hiamrës, paguan vetëm me cash. Shkon në hotel, po nuk ishte e formalizuar, paguan cash. Për mua sot, Shqipëria vuan shumë pjesën e mungesës së formalizimt. Shteti shqiptar duhet të bëjë përpjekje maksimale për të formalizuar ekonominë. Në këtë mënyrë, kemi shmangur edhe paratë cash. Në këto kushte, u del për detyrë organeve të tjerë për të kryer formalizimin. Këtu Shqipëria është mbrapa.

Valentina Semi: Unë mendoj që inovacioni do jetë kryefjala e zhvillimit. Me anëtarësimin në SEPA, dhe me parashikimin e qeverisë për anëtarësimin deri në 2030 në BE, ne do kemi kolosë të industrisë bankmare në Shqipëri. Formalizimi do vijë gradualisht. Do ketë edhe faktorë ndërkombëtarë që do ketë presion për formalizimin e ekonomisë. Është prioritet i kërkuar edhe nga KE nga plani i ri i rritjes. Duam apo nuk duam, orientimi është drejt formalizimit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!