Turisti fiton më shumë se 1 milionë dollarë në një makinë lojërash fati në aeroportin e Las Vegasit

schedule15:56 - 4 Korrik, 2023

schedule 15:56 - 4 Korrik, 2023

Udhëtimi i jetës është bërë nga një turist, i cili për arsye të dukshme ka preferuar ta mbajë të fshehtë emrin e tij. Ai është gjendur në një aeroport, konkretisht në Las Vegas, ku ka fituar 1.3 milionë dollarë.

Fati i buzëqeshi kur pa një makinë lojërash fati dhe vendosi të luante kumar dhe përfundoi duke u larguar 1.3 milionë dollarë më i pasur. Menjëherë më pas, zyrtarët e aeroportit konfirmuan lajmin dhe nxituan ta uronin pasagjerin me fat me një postim në Facebook.

“Ne konfirmojmë! Një lojtar me fat fitoi 1.3 milionë dollarë duke luajtur një nga makinat e aeroportit. Kjo është një mënyrë për të përfunduar pushimet tuaja një milioner!”, thuhet në postim.

Aeroporti Ndërkombëtar Harry Reid aktualisht ka më shumë se 1400 makina lojërash fati për mysafirët e tij. Ato kanë gjeneruar më shumë se 1 miliard dollarë të ardhura gjatë 36 viteve të fundit, sipas The Las Vegas Revieë-Journal dhe filialit të FOX KVVU-TV./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!