Jo vetëm hotelet, të huajt këtë sezon turistik në Sarandë preferuan edhe shtëpitë e pushimit për akomodim gjatë ditëve të qëndrimit në qytetin bregdetar.
Zgjedhja në masë e shtëpive me qira është përkthyer në më shumë produkte ushqimore të blera prej tyre.
Në tregun e fruta përimeve blerësit janë të huaj dhe sipas tregtarëve, në këtë periudhë shitjet janë edhe më të mëdha.
“Këtë herë ka patur nje risi, sepse te huajt jane familjarizuar per te marre gjera familjare pra i jane drejtuar shpise, perjashtuar te rinjve, qe ne muajt gusht u ishin drejtuar picerice, restoranteve tradicionale.”
“Sezoni nuk ka ikur akoma, jemi ne pike te sezonit, jemi shume mire, kurba eshte ngritur goxha mire dhe ne po shijojme ate qe quhet piku i sezonit se pse eshte goxha e mbushur me te huaj.
“Prezenca e te huajve ne tregun tone perkthehet ne pune, para , leke, furnizime, produkte, sherbime dhe ne fund te dites lek i grumbuluar.”
Të huajit nuk bëjnë kompromisë më cilësinë e fruta perimeve. Ndërsa përpara se të largohen nga Saranda kërkojnë të marrin me vete bimë medicinale të zonës, për të cilat janë informuar përpara se të vizitonin qytetin.
“Te huajt preferojne produktet e fresketa sepse ua dine cilesine, dine qe cmimi eshte i mire dhe plotesojne kerkesen e tyre te larte per cilesine.”
“Ne qendrimin e tyre 10 ditor ata nje dite e kane pazar, ata zakonisht dhe per kete vit pas marketingut tone te bimeve medicinale te zones tone, caji i malit, rigoni, trumca, gjera qe edhe vet ne nuk i dinim per perdorim, dhe trumca, dafiana, sherebeli, te cilat jane te qartesuar dhe vijne ketu e i kerkojne. Caji i citrones ose luiza, ne gjuhen e “herbates” ne gjuhen e mjekesise popullore ishte nje risi qe ata e dinin dhe e kerkonin.
“Shtatori ka polake, ukrahasinet dhe ruset. Zakonisht kemi residenciale ukrahinasit dhe polaket.”
Pritet që edhe muaji tetor të mbyllet me një prani të lartë të turistëve të huaj në qytetin bregdetar të Sarandës. /abcnews.al