Sezoni veror i këtij viti ka rezultuar më pozitiv se një vit më parë .Kjo konfirmohet edhe nga të dhënat zyrtare për strukturat akomoduese gjatë muajit korrik të cilat shënuan një rritje të ndjeshme të vizitorëve dhe net qëndrimeve, duke konfirmuar trendin pozitiv të turizmit në vitet e fundit.
Net qëndrimet gjithsej u rritën për turistët e huaj u rritën me 44,4 %, ndërsa ato nga rezidentët me 9,8 %. Sipas INSTAT turistët e huaj kanë qëndruar më shumë në Shqipëri gjatë kësaj vere duke bërë që të shpenzojnë edhe më shumë para. Vlen të theksohet se shtetasit nga Kosova kanë vijuar që të mbajnë peshën kryesore të turistëve të huaj që vijnë në vend gjatë verës. Sipas të dhënave të INSTAT në Korrik 2025, shumica e vizitorëve jo-rezidentë të cilët u akomoduan në strukturat pritëse në Shqipëri vijnë nga Kosova rreth 21 % të totalit , ndjekur nga Polonia me 11 %, dhe Italia 10 %. Gjermania dhe Franca kontribuuan përkatësisht me 7 % dhe 6 % të vizitorëve, ndërsa 45 % e tyre ishin nga vende të tjera. Këto të dhëna reflektojnë prirjen e rritjes së turizmit hyrës nga tregjet kryesore të rajonit dhe Evropës. Nisma antiinformalitet e nisur në sektorin e turizmit duket se ka dhënë efekte edhe në normën e shfrytëzimit të dhomave në hotele që arriti në 52,9 %, krahasuar me 49,3 % në Korrik 2024
Më shumë se gjysma e pushuesve të huaj ka preferuar zonat bregdetare ndërsa Jugu ka rezultuar destinacioni më i preferuar, me rritje prej 60 % të vizitorëve të huaj .Rritja më e madhe e vizitorëve jo-rezidentë u shënua në zonat bregdetare dhe janë akomoduar në hotele përgjatë bregdetit ose struktura të ngjashme.
Vetëm në periudhën janar-korrik të këtij viti, Shqipërinë e kanë vizituar 6,6 milionë turistë, ose katër për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

