Turistët në Sarisalltik, vendi i shenjtë në malin e Krujës tërheq vizitorë të huaj

schedule15:22 - 24 Gusht, 2024

schedule 15:22 - 24 Gusht, 2024

Kruja është një ndër qytetet më të vizituara në vend. Të huajt janë të interesuar të njihen me historinë e vjetër të qytetit, që lidhet ngushtë me historinë e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti.

Por kushdo që viziton Krujën, nuk mjaftohet vetëm me kaq. Sarisalltiku, vendi i shenjtë për besimtarët bektashinj është kthyer në një nga aktraksionet turistike më të kërkuara.

Këtë fundjavë mali i Krujës, ku ndodhet teqeja ishte plot vizitorë. Turistët kombësive të ndryshme ngjite në Sarisalltik për të shijojnë freskinë dhe natyrën e mrekullueshme.

“Jemi duke bërë një tur në Shqipëri. Këtë vend e zbuluam në internet dhe erdhëm këtu. Vend i shenjë dhe pamja nga këtu është e mrekullueshme. Kemi vetëm tre ditë këtu dhe po kalojmë një eksperiencë fantastike, njerëzit janë shumë të mirë, do të kthehesha përsëri”, është shprehur një turiste e huaj.

“Kemi dy javë në Shqipëri. Kemi vizituar disa qytete, Beratin, Tiranën, Gjirokastrën dhe tani jemi në Krujë. Shqipëria është vend shumë i bukur dhe njerëzit janë gjithashtu shumë të mirë”, ka thënë një tjetër qytetare.

“Vendi juaj është shumë i nxehtë. Mua më pëlqen të eci dhe të vizitoj vendet historike. Krujën e vizitoj për herë të parë dhe do të kthehesha përsëri”, është shprehur një e moshuar.

Nuk mungojnë edhe vizitorët nga Kosova, që e preferojnë si vend pelegrinazhi për të kryer rituale.

“Është vend i shenjtë. Shqipëria ka shumë vende që nuk janë zbuluar ende. Duhet promovuar më shumë. Ne jemi të obliguar që çdo vend të shenjtë ta vizitojmë”, tha një qytetar nga Kosova.

“Erdhëm për të vizituar Sarisalltik. Këtu është vend turistik, jam katolik por erdha se besoj edhe këtu”, tha një tjetër qytetar,.

Sarisalltikut ndodhet vetëm 20 minuta larg nga qyteti i Krujës dhe shtrihet në një lartësi deri në 1700 metra mbi nivelin e detit. Tek vendi i shenjtë në majën e malit të çon një rrugë gjarpërushe me shkallë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!