Turi me diasporën, Çika: Takimi në Selanik vjen në një “fazë rikuperimi” të marrëdhënieve mes dy vendeve

schedule19:04 - 28 Tetor, 2024

schedule 19:04 - 28 Tetor, 2024

Pedagogu për marrëdhëniet ndërkombëtare, Emilio Çika, në intervistën për “Tirana Live”, u ndal edhe te takimi që do të mbajë kryeministri Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Selanik, në kuadër të turit të tij me diasporën.

Ai thotë se vizita në Selanik vjen në një kohë rikuperimi të marrëdhënieve mes Greqisë dhe Shqipërisë.

“Vizita në Athinë ishte në një kontekst tjetër të marrëdhënies mes dy vendeve, jo në ditët më të mira. E kam thënë prej kohësh që ishte moment politik që do të kapërcehej dhe më vjen mirë që u kapërcye. Sot jemi në një fazë rikuperimi të ndoshta të një problematike që ishte prezente. Fatmirësisht sot jemi në një ditë tjetër. Nëse në Athinë mori pjesë në debatin publik dhe politik në Greqi, takimi në Selanik nuk merr. Mendoj se do të shihet nga Greqia si një takim rutinor i kryeministrit shqiptar me bashkëkombasit e tij për tematika të caktuara. Shpresoj që të jetë i frytshëm jo vetëm në aspektin e takimit përse, por për të prodhuar një vullnet të përbashkët ndërmjet shqiptarëve dhe qeverisë shqiptare.”, u shpreh Çika./abcnews.al