Turi i Francës/ Jonas Vingegard “arratiset”, danezi shumë pranë fitores

schedule14:50 - 19 Korrik, 2023

schedule 14:50 - 19 Korrik, 2023

A mund të themi se gjithçka mori fund?

Me gjasë po, tani që Jonas Vingegard fitoi atë që mund të quhet etapa më e rëndësishme e këtij sezoni në Turin e Francës.

Çiklisti danez, lideri i klasifikimit të përgjithshëm, arriti një triumf të vërtetë në kronometrin individual.

Aq e madhe ishte kjo fitore saqë Vingegard la prapa rivalin e tij kryesor, Tadej Pogaçar, me 1 minutë e 38 sekonda.

Pas etapës së 16-të diferenca e Fanelës së Verdhë me pretendentin e madh nga Sllovenia është 1 minutë e 48 sekonda.

Gjithçka kishte qenë e hapur deri kur erdhi dita e kronometrit prej 22.4 kilometrash nga Pasi në Komblu, me diferencë vetëm 10 sekonda, por ata që fitojnë Turin janë pikërisht mjeshtrat e etapave të tilla.

Tashmë, deri në përfundimin e e konkurrimit në Bulevardin Shamps Elize të Parisit, mbeten edhe pesë ditë.

Pogaçar, kampioni i viteve 2020 e 2021, mbetet ende me shpresë në dy etapat malore, ku ai mund të provojë sulmet e fundit ndaj danezit, ndonëse me atë që është parë deri tani, duket e pamundur që t’ia dalë.

Vingegard sipas të gjitha gjasave do të parakalojë me Fanelën e Verdhë në kryeqytetin e famshëm francez./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!