Katër skuadra shqiptare nga shtatë që konkurrojnë në turin e dytë kualifikues të Conference League, do të zbresin sot në fushën e lojës, për të vulosur përfundimisht fatet e kualifikimit për në fazën e ardhshme.
Kështu, skuadra e parë që do të zbresë në fushë është Drita e Kosovës, e cila do të tentojë të ruajë avantazhin 2-1, ndaj Breidablik, të arritur në transfertë, ku kësaj here do ta ketë edhe më të lehtë nën mbështetjen e tifozëve të tyre.
Pas Dritës, në fushë zbresin kampionët e Maqedonisë së Veriut, Struga, ku ashtu si Drita e Kosovës do të tentojë të ruajë avantazhin 2-1, përballë armenëve të Pyunik Yerevan.
Në orën 20:00 do të jetë radha e Ballkanit në fushën e Hamrun, pas barazimit 0 me 0 në ndeshjen e parë e pas tyre luan edhe Decic, me skuadrën shqiptare të Tuzit që niset nga suksesi 2-0 kundër Dinamo Batumi. /i.m /abcnews.al