Turi i ‘Belos’/ Këlliçi sqaron skeptikët e autobusit falas: 100% i realizueshëm

schedule18:47 - 19 Prill, 2023

schedule 18:47 - 19 Prill, 2023

“E kam dëgjuar me vëmendje atë projektin tënd. A realizohet?”.

Kjo është një pyetje që Belind Këllici, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, merr në takimet që po zhvillon në lagjet e Tiranës, në këtë fushatë për 14 majin.

“Transporti, autobusi? 100% që po. E di si realizohet? Mjafton t`i çosh lekët, që këta i vjedhin i marrin për inceneratorin, me i çu tek autobusi falas për të gjithë Tiranë. 100% e realizueshme. është çështje prioriteti, a ke hyr me vjedh apo ke hyr të bësh punë. Unë jam futur për të bërë punë, e kam ndarë mendjen. Po ata punëtorët që punojnë atje? Të gjithë do punojnë, unë do subvencionoj shërbimin, nuk do heq njeri nga puna”, tha ai.

Qytetarët ndërkohë kërkojnë më shumë investime nga bashkia, për rrugët dhe lagjet e kryeqytetit.

“Pensionet për tokë, kushte janë siç janë, një karrocë, ne nuk kalojmë dot një xhiro. Në një lagje ku ke ambulancë dhe të ketë gjithë ato gropa, unë këtë nuk e justifikoj kurrë. Tirana ka nevojë për qytetari dhe për vepra konkrete. Kam ardhur apostafat nga amerika që të votoj këtu”, theksoi Këlliçi.

Lëhtësimi i trafikut në kryeytet, është një tjetër premtim i Këllicit, përmes një projekti që parashikon dy nënkalime te Sheshi Skënderbej./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!