Turbulencat gjatë fluturimit/ Singapore Airlines do të paguajë 10,000 dollarë për të lënduarit

schedule09:09 - 11 Qershor, 2024

schedule 09:09 - 11 Qershor, 2024

Singapore Airlines tha sot se ka ofruar 10,000 dollarë si kompensim për pasagjerët që pësuan lëndime të lehta muajin e kaluar për shkak të turbulencave.

Një britanik 73-vjeçar vdiq dhe më shumë se njëqind njerëz u plagosën, disa në shpinë dhe kokë, kur një avion nga Londra bëri një ulje emergjente në Bangkok në fund të majit.

“Pasagjerëve të cilët kanë pësuar lëndime të rënda dhe kanë nevojë për kujdes mjekësor afatgjatë dhe që kërkojnë ndihmë financiare, u ofrohet një paradhënie prej 25,000 dollarë për të mbuluar nevojat e tyre imediate”, tha Singapore Airlines.

“Të gjithë pasagjerët do të marrin gjithashtu kompensim për vonesën në përputhje me rregulloret e Bashkimit Europian ose të Mbretërisë së Bashkuar,” sqaroi Singapore Airlines.

Kompania mbuloi gjithashtu shpenzimet mjekësore të pasagjerëve të lënduar.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!