Turbina bëhet me trajner të ri. Gentian Stojku, i cili pat zëvendësuar Ergi Lubanin, është larguar dhe drejtuesit e klubit nga Cërriku janë detyruar të gjejnë një tjetër trajner dhe ai do të jetë Alfred Allamani, ish-sulmues i kësaj skuadre për disa vite.
“Zyrtarisht Alfred Allamani është prezantuar sot si trainer i ekipit të Turbinës! Ditën e nesërme Turbina do të zhvillojë testin e parë miqësor për këtë vit të ri përballë ekipit të Kastriotit.
Ndeshja do të zhvillohet rreth orës 13:30 në Kamëz! Në vijim do t’ju prezantojme dhe me afrimet e reja në skuadër! Forca Turbina”, shkruhet në njoftimin e klubit cërrikas. /abcnews.al