Tunizi, dënohen me vdekje katër persona për vrasjen e një politikani më 2013

schedule11:01 - 27 Mars, 2024

schedule 11:01 - 27 Mars, 2024

Një gjykatë në Tunizi i ka dënuar me vdekje katër persona dhe dy të tjerë me burgim të përjetshëm, të akuzuar për vrasjen e një politikani majtist, tha të mërkurën një prokuror publik.

Chokri Belaid, lideri i atëhershëm i koalicionit Fronti Popullor, u vra me armë zjarri në veturën e tij pranë shtëpisë së tij në Tunis, në shkurt 2013.

Vrasja e tij, e para në Tunizi pas dekadash, nxiti protesta masive dhe ndikoi në dorëheqjen e kryeministrit të atëhershëm tunizian.

Belaid, një politikan majtist, kishte qenë kritik i ashpër i partisë islamike, Ennahda, e cila e udhëhiqte qeverinë në atë kohë, duke e akuzuar se po e injoronte dhunën e ekstremistëve kundër laikëve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!