Trajneri Justin Bespalla thotë se faji për eliminimin e Holandës nga EURO 2024, pasi u mposht nga Anglia në gjysmëfinale me rezultatin 1-2, është i trajnerit të “Tulipanëve”, Ronald Koeman.
Në emisionin “Euro Kuqezi” në ABC News, Bespalla u shpreh se Koeman duhet të kishte bërë zëvendësime më efikase.
“Pengu është i trajnerit. Duhet të kishte zgjedhje të tjera në formacion, zëvendësimet duhet të ishin bërë më efikase. Ka të bëjë edhe lodhja e 90 minutave. Ka të bëjë edhe lodhja fizike dhe mendore. Eleminimi I Holandës ka të bëjë me trajnerin. Mund ta zgjidhte ndeshjen dhe ta fitonte. Trajneri duhet të kishte guxim dhe lehtësi të studionte ekipin kundërshtar. Ronald Koeman ka faj”, theksoi ai./abcnews.al