Igor Tudor ka shpërthyer pas largimit nga Juventusi. Trajneri, i cili pranoi të ishte ndihmës i Andrea Pirlos, e ka me klubin dhe me ish-trajnerin që u shkarkua nga bardhezinjtë. Tudor ka folur për “Sportske Novosti” në vendlindje.
“Ishte e vështirë, por në fund arritëm të kualifikohemi në Champions League dhe fituam Kupën e Italisë. Gjithsesi në fund na dëbuan nga ekip. Më vjen keq dhe nuk mendoj se ishte e drejtë. Gjithsesi kam vendosur një gjë: kurrë më nuk do të jem ndihmës i një trajneri.
Pirlo më thirri te Juventusi. Ai kishte një listë me pesë emra dhe Paratici e la të vendoste. Ai më zgjodhi mua, por është shumë i afërt me Roberto Baronio dhe e mori edhe atë.
Mori edhe një analist dhe na vendosi të gjithëve në një nivel. Nuk ishte e drejtë, sepse në fund të fundit unë jam trajner. Pranova si ndihmës vetëm sepse ishte Juventusi”, ka thënë mes të tjerash Tudor. /abcnews.al