Tuci shënon sërish për Lokomotivën, triumf për Paderbornin e Gjasulës

schedule19:33 - 11 Janar, 2020

schedule 19:33 - 11 Janar, 2020

Shumë kampionate elitare në Europë nuk kanë filluar ende gjysmën e dytë të sezonit dhe janë në një fazë pauze. Paderborn, që militon në Bundesligën gjermane, ka luajtur sot një miqësore përballë Hannoverit, sfidë të cilën e fitoi 0-1.

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Klaus Gjasula, luajti si titullar në këtë takim dhe bërë një ndeshje shumë të mirë. Edhe shqiptari tjetër, Florent Muslija, luajti titullar për ekipin e Hannoverit.

Një tjetër miqësore është luajtur në Kroaci, mes Goricës dhe Lokomotivës së Zagrebit. Kjo sfidë u mbyll e barabartë 2-2 dhe një nga golat e Lokomotivës, e shënoi sulmuesi i talentuar shqiptar, Indrit Tuci, i cili po bën një sezon për t’u admiruar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!