Tuchel “ëndërron” pas fitores ndaj Lazio: Dua të fitoj Champions League me Bayern

schedule11:36 - 6 Mars, 2024

schedule 11:36 - 6 Mars, 2024

Kërkohej një fitore e madhe dhe ajo erdhi. “Gjigantët” e Bayern Munich përmbysën gjithçka, në “Allianz Arena”, teksa mbrëmjen e së martës që sapo lamë pas mposhtin me rezultatin e thellë, 3 me 0, “Shqiponjat” e Laziom falë një dopiete të Harry Kane dhe një goli me kokë, të Thomas Muller, duke kaluar kështu në çerekfinalen e Champions League.

Mirëpo, jo vetëm lojtarët gëzuan për këtë fitore të madhe, por edhe tekniku, Thomas Tuchel, me 50-vjeçarin, i cili përgjatë gjithë këtij sezoni është përballur me kritika të forta gjatë kësaj periudhe dhe për mediat, tekniku “harroi” gjithçka çka nodhur këtë sezon, teksa u shpreh se ëndërron titullin e Champions këtë sezon, që do të ishte edhe ndarja perfekte me rekordmenët e futbollit gjerman.

“Kishim pritshmëri të mëdha, donim të kualifikoheshim me çdo kusht në çerekfinale. Objektivi i parë ishte të shënonim gola. Nuk e humbëm kurrë toruan dhe as përqendrimin. Ndërkohë që minutat kalonin ne po arrinim të gjenim hapësira dhe shënuam në momentin e duhur. E merituam fitoren. Sonte (dje) festohet, le ta shijojmë këtë mbrëmje.

A ëndërroj të fitoj Champions League? Të gjithë skuadrat që mbërrijnë në çerekfinale ëndërrojnë. Klubet, tifozët, gjithashtu edhe uno “, u shpreh Tuchel, i cili e ka shijuar këtë trofe kur ishte në stolin e “Bluve” të Chelsea, në sezonin 2020-2021, teksa asokohe mundte në finalen e madhe të kompeticionit, “Qytetarët” e Manchester City, me rezultatin minimal 1 me 0, pas goli të Kai Havertz. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!