Chelsea e nis mbrojtjen e trofeut të Champions kundër Zenit. Synimi janë tre pikët dhe trajneri Thomas Tuchel e përsërit, ndërkohë që në konferencën për shtypin theksoi se nuk mendon se vjet ka fituar “gjysmë” Champions League, për faktin se ekipin nga grupet e kishte kualifikuar Frank Lampard.
“Nuk ka qenë aspak problem për mua të pranoj punën e bërë nga Lampard për ta kualifikuar Chelsea nga fazën e grupeve. Ajo ishte situata kur mora drejtimin e skuadrës. Akoma e ndjej si titullin tim, nuk e ndjej sikur kam fituar gjysmë Champions League.
Jam ndjere si ekipi, që ne jemi të gjithë së bashku dhe nuk e mohojmë punën e bërë nga Lampard. Nuk e shoh si diçka personale, që duhet të dëshmoj se mund ta kualifikoj skuadrën në fazën tjetër.
Ne luftojmë për çdo kompeticion në të cilin luajmë, duam maksimumin. Synimi janë tre pikët. Kjo mund të tingëllojë e mërzitshme, por është ashtu siç është. Shpresoj t’ua dëshmoj të gjithëve se mund t’ia dal mbanë”, tha Tuchel mes të tjerash. /abcnews.al