Tsipras: Nuk jap dorëheqjen, por e lë të vendosin anëtarët e SYRIZA-s

schedule21:55 - 25 Qershor, 2023

schedule 21:55 - 25 Qershor, 2023

Demokracia e Re fitoi sërish zgjedhjet në Greqi me një diferencë prej më shumë se 22% ndaj Syrizës.

Kryetari i SYRIZA-s, Aleksis Tsipras, në deklaratën e tij tha se “ky rezultat zgjedhor është dukshëm negativ për ne”.

Duke qenë se anëtarët e SYRIZA-s vitin e kaluar në maj e kanë zgjedhur atë si kryetar të partisë, sipas Tsipras, do të ftohen të bëjnë të njëjtën gjë sërish, për të rivlerësuar atë nëse ai do të qëndrojë në krye të partisë ose do të përzgjidhet dikush tjetër.

“Ishte beteja më e vështirë, por edhe më e bukur zgjedhore që kemi bërë ndonjëherë.

Dua të falënderoj qindra mijëra qytetarë që na nderuan me votat e tyre.

Rezultati i zgjedhjeve është padyshim negativ për ne.

Anëtarët e partisë do të thirren të na gjykojnë të gjithëve dhe të hartojnë strategjinë që i përgjigjet rrethanave të vështira.

Vetëkuptohet se në këtë proces kolektiv krijues të rindërtimit, do të jem i pari që do të vendos veten në gjykimin e anëtarëve të partisë,” tha ai.

/abcnews.al