Tsipras dhe Zaev, kandidatë për çmimin Nobel për paqe

schedule22:17 - 2 Tetor, 2018

schedule 22:17 - 2 Tetor, 2018

Kryeministrat e Maqedonisë dhe Greqisë janë kandidatë për çmimin Nobel për paqe. Pas arritjes së marrëveshjes së Prespës, Zaev dhe Tsipras kanë qenë në qendër të vëmendjes për atë që u quajt një zgjidhje historike e kontestit mes dy vendeve fqinje.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev dhe homologu i tij grek Aleksis Tsipras janë mes kandidatëve për çmimin Nobel për Paqe. Deklarata u bë nga Viktor Numelin redaktor i posaçëm për çmimet Nobel, në agjencinë suedeze të lajmeve TT. Ai e konfirmoi lajmin dhe për mediat greke.

“Është vështirë të thuhet kush është kandidat e kush jo. Është sekret për publikun. Çdo vit bëhen shumë propozime dhe diskutime për çmimin. Këtë vit flasim shumë për Gadishullin Korean, për emigracionin, për situatën mes Maqedonisë dhe Greqisë dhe negociatat e tyre të ndërsjella”, deklaroi ndër të tjera gazetari suedez.

Ai përmendi se shumica e anëtarëve të Komisionit do të vlerësojnë se do të ishte ideale që çmimi për paqe t’i jepet kryeministrave të dy vendeve.
Ai megjithatë shtoi se pjesëmarrja e ulët në referendumin në Maqedoni i bën punët më të vështira, edhe pse asgjë nuk përjashtohet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!