Truss zgjidhet kryeministre e Britanisë, Kremlini: Nuk presim ndryshime pozitive

schedule09:40 - 6 Shtator, 2022

schedule 09:40 - 6 Shtator, 2022

Kremlini nuk pret asnjë ndryshim pozitiv nga zgjedhja e Liz Truss si kryeministre e Britanisë.

“Duke gjykuar nga deklaratat e Truss, kur ishte ende ministre e jashtme, mund të themi me shumë siguri se nuk duhet të presim ndryshime pozitive”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Liz Truss është e njohur për qëndrimin e saj të ashpër kundër Rusisë, të cilën ajo e përshkruan si një vend “agresiv”, veçanërisht për shkak të pushtimit rus të Ukrainës që ka vazhduar që nga 24 shkurti.

Ukraina ishte tashmë një prioritet për paraardhësin e saj, Boris Johnson, por Liz Truss ka paralajmëruar se do të dyfishojë përpjekjet për ta mbështetur atë.

“Ne do të vazhdojmë të veprojmë sa më shpejt për të dëbuar Rusinë nga e gjithë Ukraina,” tha ai në prill.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!