Liz Truss ka mbajtur fjalimin e fundit si kryeministre e Britanisë. Truss vuri në dukje se ishte një nder për të ishte kryeministre e Britanisë, duke theksuar se qeveria e saj është e vendosur të mbështesë familjet dhe bizneset.
“Ne po rimarrim autonominë tonë të energjisë”, pohoi Truss, e cila vuri në dukje se kemi shpëtuar disa kompani nga falimentimi.
Në të njëjtën kohë, ajo kërkoi “të përfitojmë nga liritë që na jep Brexit”
“Unë besoj tek Britania dhe e njoh popullin britanik dhe besoj që na presin ditë më të mira përpara,” përfundoi Liz Truss.
Liz Truss dha dorëheqjen javën e kaluar pas vetëm shtatë javësh si kryeministre, duke e bërë atë kryeministren me mandatin më të shkurtër në historinë britanike.
Fjalimi i fundit i Liz Truss në Parlament u mbajt të martën e kaluar, por zgjati vetëm 90 sekonda, kështu që ky është shansi i saj i fundit për të dhënë pikëpamjet e saj.
/abcnews.al