Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Luigi Soreca është takuar me sipërmarrësin shqiptar 23-vjeç Dean Çelaj i cili konsiderohet si truri pas platformës Akademi.al, që vitin e shkuar lejoi studentët të ndiqnin mësimin online gjatë pandemisë.
Soreca thotë se Deani përfaqëson profilin e të rinjve shqiptarë, duke e cilësuar platformën e krijuar prej tij një shembull i të menduarit me zgjuarsi.
“Deani përfaqëson në mënyrë të përsosur profilin e të rinjve shqiptarë. I shkëlqyer, inovativ dhe i përkushtuar për të punuar për komunitetin.
Platforma e tij arsimore multimediale është një shembull i të menduarit me zgjuarsi. Ne diskutuam se si BE mund ta mbështesë atë në hapat e ardhshëm. Deani është një nga evropianët që sjell ndryshimin,” tha Luigi Soreca. /abcnews.al