Trupat ruse raportohet se kanë pushtuar ambientet e një kanali televiziv ukrainas në qytetin jugor të Khersonit.
Sipas Shërbimit Shtetëror të Komunikimeve Speciale dhe Mbrojtjes së Informacionit të Ukrainës (SSSCIP), pushtuesit gjithashtu fikën transmetimin e TRK.
“Armiku mund të përhapë falsifikime për dorëzimin dhe nënshkrimin e një traktati paqeje me Rusinë”, shton deklarata.
Sakaq, Sky News raporton se informacioni nuk është verifikuar në burime private prej tyre. /abcnews.al