Trupat ruse thuhet se po marrin pjesë në stërvitjet taktike në Bjellorusi, sipas ministrisë ruse të mbrojtjes, sipas The Guardian.
Bjellorusia ka thënë se nuk do të ndërhyjë në luftën në Ukrainë, por presidenti Alexander Lukashenko urdhëroi që trupat të vendoseshin pranë kufirit ukrainas, duke përmendur kërcënimet nga Kievi dhe perëndimi.
“Ushtarët tanë po vazhdojnë stërvitjen intensive luftarake në poligonet e forcave të armatosura të Republikës së Bjellorusisë,” tha ministria ruse e mbrojtjes në një deklaratë.
Videot e postuara nga ministria treguan ushtarë rusë në stërvitje pranë tankeve, duke qëlluar me armë përfshirë artilerinë.
/abcnews.al