Trupat në valixhe, flet për herë të parë vëllai i Pashos në Vlorë: Presim…

schedule13:38 - 16 Dhjetor, 2020

schedule 13:38 - 16 Dhjetor, 2020

Dy kufomat e copëtuara dhe të futura në valixhe të mbyllura me shirit ngjitës që u gjetën në Itali dyshohet se i përkasin çiftit shqiptar të zhdukur 5 vite më parë, Shpëtim dhe Teuta Pasho.

Mediat italiane shkruan dje se një tatuazh spirancë me emrin e një qyteti shqiptar mund të ndihmojë në identifikimin e dy trupave të copëtuar dhe të gjetur në 3 valixhe. Vëllai i Shpëtim Pashos tha sot se janë në pritje të përgjigjes së ADN-së nga autoritetet italiane.

Jemi në pritje të përgjigjes së ADN-së. Njerëzit tanë që jetojnë në Itali janë duke komunikuar me policinë italiane. Nuk kemi patur asnjë problem. Nuk e dinë nëse janë trupat e tyre apo jo deri në përfundim të hetimeve. Presim cfarë do të zbardhë policia italiane” tha jashtë kamerave, vëllai i Shpëtim Pashos në Vlorë, raporton gazetari i “ABC”-së Elton Nikaj.

Edhe vajza e çiftit, e cila jeton në Firence ka thënë se është në pritje të përgjigjes së ADN-së, ndërsa shpreson të mos jenë ata. Vajza thotë se është në kontakt me policinë. “Unë fola me karabinierët dhe jam duke pritur për përgjigjet e tyre për testin e ADN-së. Unë nuk dua të flas me ndonjë gazetë derisa gjërat e vërteta të dalin nga policia, ne kërkojmë qetësi sepse nuk e dimë nëse  trupat e gjetur janë ata apo jo”, ka thënë ajo. Kufomat e masakruara u gjetën në tre valixhe./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!