Nëse trupat elite të Koresë së Veriut prisnin një fushatë të lehtë kundër forcave ukrainase në rajonin Kursk të Rusisë, ata janë përballur me një realitet të ashpër në terren.
Afër 1.100 forca speciale të Koresë së Veriut janë vrarë apo plagosur në Rusi që kur kanë nisur përleshjen me Ukrainën disa javë më parë, raportoi Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës i Koresë së Jugut më 19 dhjetor. Një gjeneral raportohet se është në mesin e të vrarëve.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha më 23 dhjetor se kjo shifër është më e lartë, mbi 3.000 apo çereku i forcave speciale të Koresë së Veriut që u dërguan në Rusi, edhe pse udhëheqësi ukrainas tha se këto të dhëna janë preliminare.