Të rraskapitur trupat britatike janë larguar me avionin e fundit të Mbretërisë së Bashkuar nga Kabuli. Kryeministri Boris Johsnon ka deklaruar se do të kthehen sërish atje.
Mbrëmë, Ministria Britanike e Mbrojtjes njoftoi largimin nga aeroporti i Kabulit të fluturimit të fundit britanik që transportonte personel ushtarak nga Afganistani.
“Fluturimi i fundit me personel të Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar u nis nga Kabuli. Falenderojmë të gjithë ata që shërbyen me guxim nën presion të madh dhe në kushte të tmerrshme për të evakuuar në mënyrë të sigurt civilët më të cenuar,” tha ministria e mbrojtjes përmes Twitter.
Ambasadorja e Britanisë në Afganistan, Lori Bristow, tha se Britania kishte evakuuar afro 15,000 britanikë dhe afganë nga Kabuli në 15 ditët e fundit. m.v/abcnews.al