Gjermania ditën e hënë refuzoi kërkesën e Shteteve të Bashkuara për të dërguar trupa tokësore në Siri.
Përgjigjia e Berlinit zyrtar mund të acarojë presidentin Donald Trump, që kërkon që kancelarja Angela Merkel të luajë një rol më të madh ushtarak në Lindjen e Mesme.
“Angazhimi i Gjermanisë në koalicionin kundër Shtetit Islamik nuk parashikon kurrësesi angazhimin e trupave tokësore”, ka deklaruar Shtefen Zajbert, zëdhënës i qeverisë gjermane.
Kërkesa e Trump drejtuar qeverisë gjermane tingëllon paksa paradoksale, duke qenë se vetë shefi i Shtëpisë së Bardhë ka qenë ai që ka vendosur tërheqjen e trupave amerikane nga Siria./abcnews.al