Trump zyrtarizon këshilltarin për sigurinë kombëtare

schedule20:13 - 12 Nëntor, 2024

schedule 20:13 - 12 Nëntor, 2024

Donald Trump po vazhdon të kompletojë kabinetin qeveritar para se të merr zyrtarisht postin e presidentit më 20 janar.

Ai tha se kongresmeni republikan i Floridës, Mike Waltz, do të jetë këshilltari për sigurinë kombëtare.

“Jam i nderuar të njoftoj se kongresmeni Mike Waltz (R-FL) emërohet për të shërbyer në kabinetin tim si Këshilltar Kombëtar për Sigurinë. Mike është i pari ‘Green Beret’ që është zgjedhur në Kongres dhe ka shërbyer më parë në Shtëpinë e Bardhë dhe në Pentagon. Mike ka shërbyer në Forcat Speciale të Ushtrisë për 27 vjet, ku është dërguar disa herë në luftë, për të cilat ka marrë katër “Bronze Stars”, përfshirë dy ‘Valor’. Mike u pensionua si Kolonel dhe është një lider i njohur në Sigurinë Kombëtare, ‘bestseller’ dhe ekspert për kërcënimet që paraqesin Kina, Rusia, Irani dhe terrorizmi global”, shkroi Trump në Truth Social.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!