Donald Trump ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin turk Rexhep Tayyip Erdogan, ku në fokus ishte situata e tensionuar dhe përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit në rajon.
Sipas një njoftimi nga presidenca turke, Erdogan i kërkoi presidentit amerikan që të mbajë të hapur rrugën e diplomacisë, duke theksuar rëndësinë e dialogut për arritjen e një zgjidhjeje përfundimtare të luftës.
Ai nënvizoi se përshkallëzimi i mëtejshëm i situatës mund të sjellë pasoja të rënda për stabilitetin rajonal dhe më gjerë, duke bërë thirrje për angazhim më të madh ndërkombëtar në drejtim të paqes.
Biseda vjen në një moment kritik për Lindjen e Mesme, ndërsa tensionet dhe përplasjet në terren vazhdojnë të rriten, duke shtuar presionin për një zgjidhje diplomatike sa më të shpejtë.


