Trump “vuri në lojë” vendin që premtoi se do ta bënte madhështor sërish!

schedule15:18 - 17 Nëntor, 2020

schedule 15:18 - 17 Nëntor, 2020

Nga Frida Ghitis, CNN

Presidenti Donald Trump premtoi se  Amerika do të respektohej nga e gjithë bota. Por vite me radhë, shumë më përpara se të kandidonte për president me parullën “Make Amerika great again” , ai u ankua duke thënë, “bota po qesh me ne”. Tani, në ditët më të vështira të presidencës së tij, askush nuk po qesh. Trump fitoi një vend që sipas Pew Research, kryesisht ishte i admiruar dhe e shndërroi atë në një objekt keqardhjeje.

SHBA-ja po përballet me kriza të rënda, njëra pas tjetrës; njëra një pandemi shkatërruese, tjetra një sulm ndaj demokracisë së vendit nga një president që akoma është në pushtet.

Një skenë që ngjall frikë.

Përpjekja e presidentit të ri të zgjedhur Joe Biden dhe administratës së tij  dhe  popullit amerikan  për të rregulluar dëmin e shkaktuar nga Trump do të përcaktojë faktin nëse SHBA-ja do të rifitojë statusin që kishte para se Trump ta shkatërronte.

Bota është gjithë sy e veshë – siç janë vendet që normalisht i shohin Shtetet e Bashkuara vendin e udhëheqjes dhe mbrojtjes.

Hapi i pare është që gjithësecili të kuptojë se votuesit kanë zgjedhur Biden. Se pavarësisht gënjeshtrave të Trump, ai fitoi zgjedhjet.

Kjo është diçka që duhet të bëjnë  të gjithë amerikanët duke i dhënë fund teorive të Trump dhe të rikuperojnë besimin e tyre në demokraci.

Ishin votat e amerikanëve që i dhanë fund presidencës së Trump. Angazhimi i tyre i vazhdueshëm do të shërojë Amerikën. Më pas, Biden duhet të fillojë të tregojë se Amerika ende është pro forcimit të demokracive në të gjithë botën dhe të të drejtave të njeriut. Në të njëjtën kohë, administrata e re duhet t’i kthejë kompetencat dhe të vërtetën qeverisjes, duke filluar me pandeminë, transmeton abcnews.al

Shtetet e Bashkuara, shtëpia e shumë ekspertëve, institucioneve dhe burimeve më të mira të shëndetit publik në botë, janë në mes të asaj që Sanjay Gupta i CNN dhe të tjerët e kanë quajtur katastrofë humanitare, me pandeminë Covid-19 që ka dalë jashtë kontrollit. Organizata e ndihmës mjekësore “Mjekët pa Kufij” , e njohur për punën e saj në zona të largëta të luftës dhe fatkeqësive natyrore, ka  vendosur t’i ndihmojë amerikanët që  t’i mbijetojnë kësaj fatkeqësie.

Vetë pandemia nuk është faji i Trump, por refuzimi i tij për të pranuar rrezikshmërinë dhe urgjencën e problemit dhe për t’u përgjigjur në përputhje me rrethanat, janë pa dyshim arsyeja kryesore pse ky vend, i cili kishte mundësinë për të trajtuar pandeminë pa shkaktuar kaq shumë viktima, nuk arriti kurrë të përfundonte valën e parë para se të fillonte e dyta: si një cunami i pamëshirshëm.

Sot, shkalla e rasteve të reja po rritet, tani po i afrohet një milion rasteve të reja në javë; më shumë se një në çdo sekondë, sipas ekspertëve.

Sikur të mos mjaftonte pandemia,Trump është në luftë kundër demokracisë së Amerikës para syve të një bote që po shikon e habitur.

Trump ka humbur demokracinë ikonike të globit, atë të së cilës deklarata e pavarësisë u markua dhe u studiua nga aktivistët e demokracisë në të gjithë botën, dhe shndërroi sistemin e saj politik duke sulmuar pa prova rezultatet e ligjshme të zgjedhjeve. Një botë që dikur qeshte me Trump -tani është thellësisht e alarmuar nga ajo që ai po i bën demokracisë amerikane.

Organizata e njohur si “The Elders”, një grup figurash të larta politike globale të pavarura dhe të themeluar nga Nelson Mandela, tani po u kërkon udhëheqësve amerikanë të luftojnë për demokracinë e vendit, siç ka bërë në vendet në zhvillim me rrënjë të cekëta demokratike dhe sisteme politike thellësisht të paqëndrueshme.

Ata shprehën shqetësimin për refuzimin e Trump për t’iu përmbajtur standardeve normale demokratike, “duke vënë në rrezik funksionimin e demokracisë amerikane.”

Në fakt, SHBA-ja shpesh nuk ishte thjesht simboli demokratik që “The Elders”, të etur për demokraci kërkonin frymëzim dhe udhëzim. Ishte më shumë se kaq.

Shtetet e Bashkuara punonin, shpesh në prapaskenë, për të forcuar institucionet demokratike.

Demokracia e Amerikës do t’i mbijetojë sulmit të Trump. Ai do të largohet nga zyra në një mënyrë apo në një tjetër. Por dëmi që ai i ka bërë Amerikës në botë do të vonojë dhe pasojat do të ndihen përtej brigjeve të SHBA-së. Në mënyrë tragjike, ndikimi do të dëmtojë gjithashtu të gjithë ata njerëz në të gjithë botën që janë rritur duke u mbështetur në ndihmën që ka ofruar SHBA-ja.

20 vite më parë, kur George W. Bush po kandidonte për president kundër Al Gore, ai argumentoi se Shtetet e Bashkuara duhej të bëheshin një shtet me këmbë në tokë.  Sipas tij kjo ishte një e metë e SHBA-së.

Ai gjithashtu tha se përulësia do të shkonte shumë mirë me forcën dhe suksesin e Amerikës. Siç ndodhi, pjesërisht për shkak të sulmeve terroriste të 11 shtatorit dhe luftës së tij katastrofike kundër Irakut, Bush dështoi të bënte Amerikën  madhështore.

Ironikisht, është Trump, ndoshta njeriu më pak i përulur që ka shkelur botën, i cili e ka arritur pa dashje diçka të tillë. Përveç se ajo që arriti Trump është më tepër poshtërim se sa përulje. Amerika është edhe do të mbetet e fortë, më e fortë se çdo komb tjetër. Por do të duhet të ecë me kokën ulur tani.

Erozioni i institucioneve demokratike të shkaktuara nga Trump dhe nga të gjithë bashkëpunëtorët e tij republikanë dhe të krahut të djathtë po dobësojnë Shtetet e Bashkuara. Ai tashmë ka shembur autoritetin e saj moral. Rivendosja e tij, së pari sulmi ndaj demokracisë amerikane, do të jetë  puna kryesore për administratën e ardhshme.

Jo të gjithë kanë admiruar Shtetet e Bashkuara, i cili ka qenë gjithmonë një vend me të meta, që ka dështuar  në përmbushjen e idealeve të tij, veçanërisht kur bëhet fjalë për barazinë dhe drejtësinë. Por është e vështirë të kujtohet qoftë një periudhë  kur SHBA ishte objekt keqardhje, siç është tani, qendra e pandemisë globale, dhe institucioni i saj më themelor, demokracia, është nën sulmin e askujt tjetër përveç presidentit.

Në fund, pandemia do të zhduket dhe përpjekjet e amerikanëve për të shpëtuar demokracinë e tyre nga një njeri që nuk ka respekt për të, do të kenë sukses. Pasi të fitohet kjo betejë, vendosmëria e amerikanëve për të mbrojtur demokracinë e tyre mund të bëhet frymëzim për të tjerët në botë. Shërimi nga ky kapitull i vështirë do të jetë fillimi i respektit në të gjithë botën. Përktheu Sonila Backa/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!