Trump: Vrasja e gazetarit Khashoggi, komploti më i keq në histori

schedule13:09 - 24 Tetor, 2018

schedule 13:09 - 24 Tetor, 2018

Presidenti amerikan, Donald Trump e quajti përgjigjen e Arabisë Saudite për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi si “komplotin më të keq në histori”. Kreu i Shtëpisë së Bardhë shtoi se kushdo që ka organizuar këtë komplot duhet të jetë në telashe shumë të mëdha. Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo tha shkurtimisht se SHBA do të ndëshkojë përgjegjësit. Gjithashtu ai bëri me dije se janë hequr vizat amerikane për 21 të dyshuar të identifikuar. Që prej vrasjes së gazetarit Khashoggi me 2 tetor, SHBA është përballur me presion të madh për të ashpërsuar qëndrimin ndaj një aleati kryesor siç është Arabia Saudite.

Duke folur për reporterët në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha: “Ata kanë pasur një koncept original shumë të keq, u zhvillua hsumë keq dhe mbulimi I krimit ishte më i keqi në histori. Kushdo që e ka pasur këtë ide, mendoj se është në telashe të mëdha dhe kështu duhet të jetë”. Mbretëria Saudite vazhdimisht ka dhënë versione kontradiktore për fatin e Khashoggi-t, i cili ishte resident në SHBA dhe bashkëpunëtor i Uashington Post. Fillimisht për disa javë Riadi pretendonte se 59-vjeçari ishte gjallë, por tani autoritetet kanë pranuar se ai është vrarë në një operacion brutal në godinën e Konsullatës Saudite në Turqi.

Ndërkohë, të martën u zbuluan edhe pjesë të trupit të masakruar të gazetarit Khashoggi. Eshtrat e tij u gjetën në kopështin e shtëpisë së konsullit saudit në Stamboll. Përpara këtij zbulimi, presidenti turk Rexhp Tajip Erdogan mbajti një fjalim ku kërkoi nga Arabia Saudite që të dyshuarit për operacionin e vrasjes të gjykohen në Stamboll. Ai gjithashtu akuzoi Riadin duke thënë se ekzekutimi i gazetarit ishte i planifikuar më përpara. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!