Trump urdhëron prodhimin e aeroplanit më të fuqishëm luftarak që ka parë bota

schedule18:16 - 21 Mars, 2025

schedule 18:16 - 21 Mars, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi vendimin e Pentagonit për një aeroplan luftarak të gjeneratës së ardhshme, i quajtur F-47.

“Nën drejtimin tim, Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara po avancojnë me aeroplanin e parë luftarak të gjeneratës së gjashtë në botë, numri gjashtë, gjenerata e gjashtë, asgjë në botë nuk i afrohet asaj dhe do të njihet si F-47”, tha lideri amerikan.

Ai shtoi se një version eksperimental i F-47 ka fluturuar për pothuajse pesë vjet, shkruan cnn.

“Është diçka që askush nuk e ka parë më parë. Ky projekt ka qenë në punë për një periudhë të gjatë kohore”, deklaroi 78-vjeçari.

Boeing do të udhëheqë zhvillimin e aeroplanit luftarak F-47 të Forcave Ajrore, pas një “konkursi rigoroz” midis kompanive më të mëdha të industrisë ajrore.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!