Plani për të transformuar Gazën në një “rivierë të Lindjes së Mesme” nuk do t’u imponohet palestinezëve, por do të propozohet, tha Donald Trump.
Presidenti amerikan u shpreh në një intervistë radiofonike me Fox News, se ishte “pak i befasuar” që Jordania dhe Egjipti shprehën kundërshtimin e tyre ndaj planit të tij për të “pushtuar” Gazën dhe për të zhvendosur palestinezët .
“Unë do t’ju them, mënyra se si ne e bëjmë atë është plani im, mendoj se ky është plani që funksionon vërtet. Por unë nuk po e imponoj, thjesht do të ulem dhe do ta sugjeroj”, tha Trump.
“Dhe atëherë rajoni do t’i përkasë Shteteve të Bashkuara, nuk do të ketë Hamas , do të ketë zhvillim dhe ata do të fillojnë përsëri me një plan të pastër,” vazhdon presidenti i 47-të i SHBA./abcnews.al