Trump u shpall fajtor për sulm seksual, Stormy Daniels këshillon Melanian: Hiq dorë prej tij

schedule11:10 - 3 Qershor, 2024

schedule 11:10 - 3 Qershor, 2024

Ish-aktorja e filmave pornografikë, Stormy Daniel i është drejtuar gruas së Donald Trump, Melania Trumpm, duke i këshilluar të heqë dorë prej ish-presidentit.

Në një intervistë për gazetën britanike Mirror, Daniels inkurajoi gruan e tretë të ish-presidentit amerikan që të divorcohej nga ai për dy arsye: për shkak se ai kishte lidhje jashtëmartesore me të dhe gra të tjera gjatë jetës së tij martesore dhe sepse ai është një kriminel i dënuar.

Gjatë gjyqit gjashtë-javor me Trumpin ulur në bankën e të akuzuarve, ish-“zonja e parë” e SHBA-së nuk u shfaq kurrë në krah të tij. Ndryshe nga anëtarët e tjerë të familjes Trump që e mbështetën atë gjatë çështjes së profilit të lartë, Melania nuk u pa në sallën e gjyqit, duke ndezur një sërë thashethemesh për gjendjen e martesës së tyre 19-vjeçare.

“Nuk e di se cila mund të jetë marrëveshja e tyre, por Melania duhet ta lërë atë. Jo për shkak të asaj që ai më bëri mua apo grave të tjera, por sepse ai është një kriminel i dënuar. Ai është provuar të jetë një bandit. Ai u dënua për sulm seksual dhe mashtrim tatimor dhe tani është kriminel”, tha Daniels për gazetën Mirror.