Trump u lirua, radha e Thaçit/ Petraj: Akuzat ndaj ish-presidentit nuk qëndrojnë, provat s’u verifikuan kurrë!

schedule18:43 - 16 Korrik, 2024

schedule 18:43 - 16 Korrik, 2024

Pas pushimit të akuzave të ngritura ndaj Donald Trump për dokumentet e klasifikuara reagoi edhe Richard Grenell.

Në një postim në platformën X Grenell përmendi prokurorin Jack Smith, i cili po hetonte rastin Trump, ndërsa më herët në Hagë kishte hetuar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin duke thënë se çështja e tij ndaj ish presidentit amerikan ka rënë ndërsa radhën tashmë e ka ish presidenti  i Kosovës, duke aluduar lirimin e tij nga akuzat.

Avokati Edmond Petraj situatën për krerët e ish-UÇK e ka cilësuar absurde. Gjatë një interviste në “Special Report” në ABC News, avokati Petraj tha se hetimi ishte i njëanshëm.

“Akuzat ndaj presidenti Thaçi nuk qëndrojnë. Ishte një hetim, i njëanshëm dhe ato prova nuk u verifikuan kurrë. Ajo dosje për të cilët akuzoheshin krerët e UÇK ishte një absurditet. Dhe kjo tregon se viktima u kthye në vrasës dhe ky ishte një gabim shumë i madh. Un them që do të ketë një hetim edhe për Dick Marty sepse akuzat nuk qëndrojnë. Por mund të them se e gjitha është një absurd. Sinqerisht ajo që dua është që të lirohen së shpejti”, ka thënë me tej avokati Petraj.

Katër komandantët e lartë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK): Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Kosovë ndërmjet viteve 1998 dhe 2000.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!