Trump u lirua, radha e Thaçit? Analistja Maliqi: Kurti, asnjë mbështetje për ish krerët e UÇK në Hagë. Është e qëllimshme

schedule23:53 - 18 Korrik, 2024

schedule 23:53 - 18 Korrik, 2024

Pas lirimit nga akuza të Donald Trump për dokumentet e klasifikuara, Richard Grenell deklaroi se tanimë është koha që edhe Hashim Thaçi të lirohet nga akuzat në Hagë.

Analistja Afërdita Maliqi thotë se qeveria e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti nuk ka ofruar mbështetje për Hashim Thaçin dhe ish krerët e tjerë të UÇK-së që ndodhen në Hagë.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Maliqi u shpreh se kjo është e qëllimshme nga ana e Kurtit.

“Fatkeqësisht, qeveria nuk ka mbështetur luftëtarët në Hagë. Ministria e Drejtësisë ka ulur tarifat për avokatët që mbrojnë ish krerët e UÇK në Hagë. Nuk kemi pasur një vullnet të kësaj qeverie. Shohim edhe vetë kyeministrin Kurti që përmend Hashim Thaçin për çështje jo të mira. E dimë kontributin e Hashim Thaçit. Kurti e ka mundësinë të mbështesë në një moment delikat. Gjyqi ndaj tyre është i rëndësishëm për Kosovën.  Nuk është neglizhencë, është e qëllimshme”, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!