Trump tubim me komunitetin arab/ Kandidati republikan myslimanëve: Me mua president 7 Tetori s’do kishte ndodhur

schedule16:40 - 27 Tetor, 2024

schedule 16:40 - 27 Tetor, 2024

Vetëm 9 ditë larg zgjedhjeve Amerikane, Kandidati Republikan për President Donald Trump mblodhi në tubimit e tij electoral në qytetin Novi të Michigan komunitetin Arab dhe besimtarët myslimanë që jetojnë atje. Ish kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se nëse ai do të ishte president i Shteteve të Bashkuara sulmi terrorist i 7 tetorit ndaj Izraelit nuk do të kishte ndodhur kurrë, ndërsa akuzoi rivalen e tij Kamala Harris se në fushatën e saj me ish republikanen Lizz Cheney po bëjnë një fushatë që bën thirrje për nxitje lufte nga komuniteti mysliman.

“Kamala Harris është si një tren që përplas dhe shkatërron gjithçka që del përpara në rrugën e saj. Dua tiu them se nëse unë do të isha 7 tetori nuk do të kishte ndodhur kurrë dhe ato njerëz nuk do të ishin masakruar. Ato qytetarë do të jetonin sot/ Ata do të ishin në shtëpi me familjet e tyre. Kamala Harris po bën fushatë me atë Liz Çejni e cila nxit luftë tek komuniteti mysliman me synimin për të pushtuar çdo vend mysliman në planet. Babai i Liz Çejni ishte përgjegjës për pushtimin e Lindjes së mesme dhe për vrasjen e miliona Arabëve.”

Trump është shprehur më herët se mbron të drejtën e Izraelit për tu vetëmbrojtur por ka kërkuar gjithashtu që udhëheqja e Tel Avivit të mbyll sa më shpejt luftën në Rripin e Gazës.  Njëkohësisht kandidati Republikan për President ka kritikuar Administratën Biden duke thënë se ata nuk kanë dhënë ndihmën e duhur për Izraelin. Deklaratat kontradiktore të Donald Trump përpara zgjedhjeve Presidenciale duken kontradiktore dhe kanë vetëm një synim të qartë, atë të marrjes së votave të çdo komuniteti. Gjatë muajit të parë si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitin 2017, Donald Trump lëshoi një urdhër ekzekutiv ku ndaloi hyrjen për 90 ditë të qytetarëve nga 7 vende myslimane duke përfshirë këtu Irakun, Sirinë, Iranin, Lininë, Somalinë, Sudanin dhe Jemenin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!