Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, e ka cilësuar TikTok një “kërcënim për sigurinë kombëtare”, duke theksuar megjithatë se ai nuk e mbështet ndalimin e platformës.
Trump ka mbështetur më parë përpjekjet për të ndaluar TikTok në SHBA. I pyetur pse nuk e ndaloi platformën gjatë mandatit të tij, ish-presidenti tha se mund ta kishte bërë këtë, por ia la në dorë Kongresit ta bënte diçka të tillë.
Trump më pas argumentoi se ndalimi i TikTok do të rriste popullaritetin e Facebook, të cilin ai e ka cilësuar si “armik i popullit”.
“Ka shumë të mira dhe shumë të këqija me TikTok. Por ajo që nuk më pëlqen është se pa TikTok, ju mund ta bëni Facebook-un më të madh, dhe mendoj se Facebook është armik i njerëzve, si shumë media”, vuri në dukje ai.
Ish-presidenti i ishte referuar përsëri Facebook-ut si një “armik i popullit” në një postim në Truth Social javën e kaluar, duke thënë se ndalimi i TikTok do t’i lejonte Facebook-ut dhe themeluesit të tij Mark Zuckerberg të “dyfishonin biznesin e tyre”.
Llogaritë e Trump në Facebook dhe Instagram u pezulluan një ditë pas pushtimit të Kapitolit më 6 janar 2021.
/abcnews.al