Armëpushimi mes Donald Trump dhe Emmanuel Macron ka zgjatur më pak se 48 orë. Presidenti amerikan i është përgjigjur me një sulm të ashpër përmes tuiterit për leksionin e multilateralizmit, të dhënë nga kolegu francez gjatë celebrimit të përvjetorit të 100 të fundit të Luftës së Parë Botërore. “Macron sugjeron që të ndërtojë ushtrinë e tij për të mbrojtur Europën nga Shtetet e Bashkuara, Kina dhe Rusia. Por a ishte Gjermania në Luftën e Parë dhe të Dytë botërore. Si përfundoi për Francën? Po fillonin të mësonin gjermanishten në Paris, përpara se SHBA-të të mbërrinin. Paguaj për NATO-n”, nënvizon kreuu I Shtëpisë së Bardhë.
Ndërsa më tej ai vijon: “Lidhur me tregtinë, Franca prodhon një verë të shkëlqyr, por edhe SHBA-të e bëjnë atë. Problemi është që Franca e bën shumë të vështirë për SHBA-të që të shesim verërat tona në Freancë pasi imponon tarifa të mëdha, ndërsa SHBA e bën të lehtë për verërat franceze dhe vendos tarifa të vogla. Kjo nuk është e drejtë, duhet të ndryshojë”. Ndër të tjera Trump vijoi edhe me sulme personale ndaj Macron duke thënë se problemi i presidentit francez është se vuan nga një popullaritet shumë i ulët në Francë dhe pupunësia në vend është thuajse 10%. “Po përpiqej që të ndryshonte temë. Pastaj, nuk ka vend më nacionalist se Franca, njerëz shumë krenarë dhe të drejtë!”, shkruan Trump në tuiter.
Nëse sulmi ishte i ashpër, përfundimi i tij ishte një provokim: “Bëje Francën madhështore përsëri!”. Pra, Trump sulmon njëkohësisht Francën dhe Gjermaninë, duke refuzuar të mësojë leksionin e luftrave botërore dhe të pranojë multilateralizmin. Në praktikë kreu i Shtëpisë së Bardhë uron që Macron të mposhtet politikisht për t’i lënë vendin atij që ndan të njëjtën linjë politike me të. /abcnews.al