Trump takohet me Orban pas samitit të NATO-s

schedule08:53 - 12 Korrik, 2024

schedule 08:53 - 12 Korrik, 2024

Kryeministri hungarez i krahut të djathtë nacionalist Viktor Orbán u takua me ish-presidentin e SHBA Donald Trump në Florida të enjten pas takimit të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut në Uashington, pas një serie vizitash të kreut të qeverisë hungareze në Kiev, Moskë dhe Pekin, për të gjetur një mënyrë për të zgjidhur konfliktin në Ukrainë.

“Ne diskutuam mënyrat për të bërë paqe,” tha Orban përmes X. “ Lajmi i mirë i ditës: ai do ta zgjidhë !”, shtoi kryeministri hungarez, pa dhënë detaje të tjera për atë që kanë biseduar.

Dy politikanët, të cilët janë takuar vazhdimish, shprehin shpesh admirim për njëri-tjetrin.

Në fund të fundit, motoja e presidencës gjashtëmujore hungareze të BE-së është “Ta bëjmë Evropën përsëri të madhe”, frymëzuar nga “Ta bëjmë Amerikën përsëri të madhe” të Trump.

Takimi i tyre më i fundit ishte në mars, kur kryeministri hungarez e quajti Trump një “president të paqes” dhe ish-presidenti republikan e quajti Orban një “lider fantastik”.

Që nga 1 korriku, Budapesti mban presidencën e rradhës të BE-së, me përgjegjësi për koordinimin e punës së BE-së, megjithatë pa mundësinë që të shprehet në emër të saj në skenën ndërkombëtare.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!