Ofensiva e fundit e Turqisë kundër një aleati të rëndësishëm amerikan në Siri nuk e ka ndaluar presidentin Donald Trump të nderojë Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan me një vizitë në Shtëpinë e Bardhë dhe konferencë të përbashkët për shtyp.
“Unë jam një tifoz i madh i presidentit, për t’ju thënë këtë dhe unë e di se armëpushimi, ndonëse i ndërlikuar po ecën përpara,” tha Trump gjatë konferencës së tij të përbashkët për shtyp me Erdogan në Shtëpinë së Bardhë.
Ndërsa përpara konferencës së tyre për shtyp, Trump falënderoi Erdogan dhe theksoi se ShBA dëshiron të zhvendosë fokusin e saj në kufijtë e vet, jo në kufijtë e të tjerëve.
“Unë dua të falënderoj presidentin për punën që ata kanë bërë”, tha Trump.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë shtoi se ai dhe Erdogan kanë qenë “miq shumë të mirë”, pothuajse nga “dita e parë”. Ai përmendi se shumë njerëz të Turqisë po vriten “në zonën për të cilën po flasim” dhe nuk është “një rrugë me një drejtim”./abcnews.al