Trump synon të përdorë armë bërthamore për të ndaluar uraganet

schedule13:27 - 26 Gusht, 2019

schedule 13:27 - 26 Gusht, 2019

Mediat amerikane raportojnë se presidenti Donald Trump synon të përdorë armë bërthamore kundër uraganëve, në mënyrë që të shmangë përplasjen e tyre në territorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.  

Të godasësh uraganët me armë bërthamore, para se të prekin territorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Është kjo ideja më e fundit e presidentit amerikan Donald Trump.

Sipas raportimeve të agjencisë së lajmeve Aksios, Trump ka pyetur nëse ishte e mundur të shkatërroheshin uraganet, të cilët krijohen në brigjet afrikane, duke hedhur një bombë bërthamore në qendër të ciklonit.

Sipas një burimi anonim, pjesëmarrësit në këtë takim u larguan duke pyetur se çfarë duhet të bënin tani. Aksios nuk tregon datën e saktë të këtij takimi të kreut të Shtëpisë së Bardhë me ekspertët e fushës, moment kur është hedhur dhe propozimi.

Nuk është hera e parë që presidenti amerikan propozon një zgjidhje të tillë për këtë problem. Në vitin 2017 ai i kërkoi një zyrtari të administratës së tij nëse mund të bombardoheshin uraganit për të shmangur që të mbërrinin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në atë kohë Trump nuk kishte saktësuar  se për cilat bomba po fliste. Shtëpia e Bardhë nuk komentoi deklaratat, por një zyrtar i lartë tha për Aksios se qëllimi i Trump nuk është i keq.

Ideja e armëve bërthamore kundër uraganeve ishte hedhur për herë të parë nga shkencëtarët në vitit ’50 në kohën e presidencës Ajzenhauer. Propozimi ribëhet herë pas here dhe pse shkencëtarët janë dakord se një gjë e tillë nuk do të funksiononte./abcnews.al