Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trump: Shumë shpejt bisedime direkte me Iranin

schedule23:18 - 8 Prill, 2026

schedule 23:18 - 8 Prill, 2026

Pas armëpushimit të arritur në konfliktin me Iranin, presidenti amerikan Donald Trump, tha se dëshiron që Uashingtoni të zhvillojë negociata direkte me Teheranin në të ardhmen e afërt.

“Do të ndodhë shumë shpejt,” e citon “New York Post” presidentin Trump në një intervistë telefonike të zhvilluar sot.

Sipas presidentit, nga ana e SHBA-së, në bisedime do të përfshihen dhëndri i Trumpit, Jared Kushner dhe i dërguari special, Steve Witkoff, si dhe ndoshta zëvendëspresidenti JD Vance.



Më parë kryeministri pakistanez  Shehbaz Sharif  kishte ftuar delegacione nga SHBA-ja  dhe Irani në Islamabad për bisedime të mëtejshme, ku pritej të diskutojnë një marrëveshje përfundimtare për zgjidhjen e konfliktit.

Burimet pakistaneze thonë se në bisedime mund të marrin pjesë edhe përfaqësues nga Arabia Saudite, Turqia dhe Egjipti, të cilët më parë kishin konsultuar Pakistanin mbi mënyrat për të ulur tensionet

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!