Kandidati i Partisë Republikane për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tha se vendimet në Shtëpinë e Bardhë merren nga një grup “fashistësh, komunistësh dhe marksistësh”.
Në një intervistë për Fox Neës, ai tha se “ata”, ndryshe nga ai, janë një kërcënim për demokracinë.
“Dua të them, shikoni se çfarë bënë ata. Ata i hoqën Biden kandidaturën për president sikur të ishte fëmijë.
Ia hoqën presidencën. Gruaja e tij nuk donte që kjo të ndodhte,” tha Trump.
Trump ka të ngjarë të përballet me Harris në nëntor, ndërsa ajo kërkon të bëhet zyrtarisht kandidatja presidenciale demokrate në Konventën Kombëtare Demokratike të gushtit në Çikago.
Trump tha se republikanët duan taksa të ulëta, arsim të mirë dhe ëndrrën amerikane për brezat e rinj.
“Ne duam ëndrrën amerikane për fëmijët tanë. Unë dua ëndrrën amerikane”, tha ish presidenti amerikan.
/abcnews.al