Prokurori i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Xhef Sessions është shkarkuar të mërkurën pas kritikave të radhës nga presidenti Donald Trump lidhur me terheqjen e e tij nga hetimet mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e 2016. Largimi i Sessions ishte i pritshëm pas zgjedhjeve të mes mandatit, që kaluan Kongresin nën kontrollin e demokratëve. Kurrë më parë në historinë moderne te SHBA një president nuk ka sulmuar një anëtar të kabinetit të tij aq ashpër sa Trump ndaj Sessions.
Ky i fundit ka qenë një nga anëtarët e parë të Kongresit që mbështeti kandidaturën e tij presidenciale në vitin 2015. Trump e njoftoi largimin e kryeprokurorit në Tëitter, ndërsa vetë SESSHËNS njoftoi përmes një letre se dorëhiqej me kërkesë të presidentit. Largimi i tij vjen në një kohë kur hetuesi i posacëm Robert Myler ka zgjeruar hetimet mbi ndërhyrjen ruse ne zgjedhjet presideciale , që është shoqëruar me ngritjen e disa padive ndaj ish-bashkëpunëtorëve të Trump. /abcnews.al