Presidenti amerikan Donald Trump shkarkoi nga detyra kreun e shërbimit të inteligjencës Den Koat, duke e zëvendësuar me një njeri shumë besnik ndaj tij, deputetin republikan të Teksas, Xhon Retklif.
Duke konfirmuar atë që ishte raportuar nga mediat amerikane, presidenti Donald Trump me anë të një postimi në Twitter deklaroi ndryshimin e zyrtarëve në krye të shërbimit amerikan të Inteligjencës.
Shkarkohet nga posti i tij Den Koats, pasi mandati i tij u shënua me kontraste me presidentin duke kritikuar publikisht marrëdhënien e kreut të Shtëpisë së Bardhë me presidentin rus Vladimir Putin.
Në vendin e tij do të jetë një njeri shumë besnik i Trump, deputeti republikan i Teksas Xhon Retklif. Ky i fundit është anëtar i Komisionit të Drejtësisë, me mazhorancë demokrate dhe të mërkurën e kaluar ishte një nga deputetët e ngarkuar për të marrë në pyetje ish-prokurorin special të Rusiagate, Robert Muller, për përfundimet e hetimit për ndërhyrjet ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane 2016.
Si edhe për lidhjet e mundshme të Moskës dhe fushatës së Donald Trump, dhe për pengimin e drejtësisë nga ana e presidentit. Retklif ka qenë një nga republikanët më kritikë ndaj hetimeve të Muller.
Duke vënë në dyshim përfundimet e ish-prokurorit special, ai u shpreh se ishte dakord ne faktin që Trump nuk mund të jetë sipër ligjit, por ai nuk duhej të trajtohej si poshtë ligjit gjithashtu./ABC News Albania 24/7